Brad Pitt dhe Angelina Jolie më në fund i kanë dhënë njëri-tjetrit edhe një mundësi. Duket se afrimet e çiftit kohët e fundit kanë bërë që ata të rishikojnë edhe njëherë mundësinë për të rregulluar mrrëdhënien. Brad ka deklaruar se ka qenë njësoj si të vdiste nga ky divorc, dhe Angelina nuk e ka pasur më të thjeshtë. Sipas “Hollywoodlife”, ata po e marrin shtruar këtë rikthim, duke mos e bërë publike. Ata takohen disa herë në javë, dhe ndjenjat mesa duket po rikthehen.
Kujtojmë se Angelina para disa ditësh bleu një shtëpi afër me Brad. Ata po e mbajnë të fshehtë edhe nga fëmijët, në mënyrë që mos t’i shkaktojnë ndjenja konfuziteti.