Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot pritet të takohet më përfaqësuesit e partive politike, për të vendosur për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi do të mbahet sot në orën 08:45.

Ndërkohë, një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të Qeverisë. Nga gjithsej 115 deputetë që ishin në sallë, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime. Me mocionin për mosbesim që iu bë qeverisë së Isa Mustafës bie edhe koalicioni mes PDK dhe LDK.