Vetëm dy muaj më parë, Enca bëri të ditur se do të transferohej në shtëpinë e saj të re, një vilë luksoze në një nga zonat më të pasura të periferisë së Tiranës e cila mendohet të kushtojë rreth 300 mijë euro. Me koncerte të vazhdueshme, Enca nuk besojmë ta ketë problem këtë shifër. Asokohe ajo publikoi disa foto nga shtëpia e re dhe pamja që do të kishte.

Me gjasa, në videot e saj të ardhshme realizuar nga dritarja mund të dalë edhe reperi Noizy, dikur mik i ngushtë i saj pasi ai ka bërë të ditur se do të fillojë të jetojë në të njëjtën zonë. 

Disa muaj më parë Noizy dhe Enca i dhanë fund miqësisë së tyre dhe bashkëpunimit duke qënë të dy pjesë e të njëjtit label ‘OTR’. Dikur miq të ngushtë, tashmë do të jenë komshinjtë më të rinj në qytet.