Emiljano Shullazi ka dalë sot para togave të zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku nisi dhe seanca e parë gjyqësore ndaj tij, i cili akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie. Pas shumë mungesash në sallat e gjyqit, me pretendimin se ishte i sëmurë, sot Shullazi është paraqitur në seancë, ndërsa është shfaqur i qetë në kafazin prej xhami.

Ka qenë gjithnjë e vështirë që Shullazi të fotografohej, ndërkohë sot është publikuar edhe fotoja ku ai ndodhet në kafazine  gjykatës. Fotoja u publikua nga “BalkanWeb”. Pavarësisht kësaj, siç ndodh rrallë herë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca e orës 11:10 u ndërpre, për shkak se nuk u formua trupi gjykues, për të rifilluar në orën 15:00 të pasdites.

Të pranishëm në seancë ishin edhe Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të cilët akuzohen si bashkëpunëtor të Shullazit.