Më 15 qershor Teuta do të mësojë rivalët për turin e parë të Ligës së Kampioneve.Durrsakët, kampionë të Shqipërisë, janë në vazon e skuadrave jofavorite, duke pasur një koeficient të ulët (2.750), por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kërkojnë kualifikimin për në turin e dytë të Champions-it.

Nga 17 klube që mund të jenë rivale në turin e parë, ka emra të cilët duken të pranueshëm për “djemtë e detit”. Kampionët e Malit të Zi, Gjeorgjisë, Lituanisë dhe Letonisë mund të “peshkohen” nga Teuta në këtë tur dhe shanset e kualifikimit do të ishin të mëdha.

Nga ana tjetër, durrsakët rrezikojnë që të përballen edhe me klube me shumë emër si Dinamo e Zagrebit, Legia e Varshavës apo Malmo, që e nisin nga turi i parë. Si kundërshtar i mundshëm është edhe Shkëndija e Tetovës.

Lista e kundërshtarëve të mundshëm për Teutën:Dinamo Zagreb, Ludogorets, Malmo, CFRJ Cluj, Legia Varshavë, Sherif Tiraspol, Ferencvaros, Shkëndija, Slovan Bratislava, Dinamo Tbilisi, Zalgiris, Flora Talin, Buducnost, Kairat, Lindkoln Red Imps (Gjibraltar), Riga.