Juventusi është skuadra e parë finaliste e këtij sezoni në Champions League, pasi mposhti edhe në ndeshjen e dytë francezët e Monaco-s, këtë herë me rezultatin 2-1.
Në ndeshjen e kthimit në “Juventus Stadium” nuk pati asnjë surprizë, pasi bardhezinjtë jo vetëm menaxhuan si duhet fitoren në transfertë, por arritën të triumfojnë sërish ndaj Monaco-s.
Njëriu i ndeshjes ishte braziliani Dani Alves, i cili dhuroi sërish asist, këtë herë për kroatin Mandzukic, që realizoi në minutën e 33, ndërsa 11 minuta më vonë braziliani shënoi një super gol.
Megjithatë, Monaco nuk u largua pa lënë gjurmë nga kjo gjysmëfinale. Talenti Mbappe they rekordin e Buffon, i cili nuk pësonte gol prej gati 700 minutash në Champions. Francezët e shënuan golin e nderit në minutën e 69.
Me dy fitore ndaj Monaco-s, Juvetusi bëhet skuadra e parë finaliste e Champions, duke pritur tashmë e qetë ndeshjen e ditës së nesërme Atletico-Real për të mësuar kundërshtarin e finales së Kardifit.
Juventusi në finalen e Champions
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gati 40 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, mbi gjysma kanë ardhur për punë
Skandal në kolegjin ushtarak britanik, katër gra akuza për përdhunim dhe sulme seksuale
Zjarret mbeten aktive në disa fshatra të Fierit, në terren dy helikopterë dhe dhjetëra forca speciale
Arrihet marrëveshja me Omanin për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Ndodhemi në fazën e fundit të negociatave





