Marrëdhënia e saj me Princin Harry po vazhdon të përflitet, teksa së fundmi po flasin dhe për një martesë mbretërore.
Duket se fansat mbretëror janë të lumtur mbi këtë spekulim, dhe kanë nxjerrë një video të Meghan Markle në 2014 e veshur me një fustan nuse. Nuk ka dyshime që Meghan nuk do të zgjidhte një fustan të tillë, pasi është bërë prej letër higjienike.
Në filmin “When sparks fly”, gazetarja Amy Peterson, e luajtur më së miri nga Meghan Markle, e cila ishte 32 vjeç, u detyrua të vishte një fustan nuseje me letër higjineike në një dasmë.
Subjekti i filmit flet për Amy e cila kthehet në shtëpinë e saj të lindjes. Teksa ndodhej atje, ndjenjat për të dashurin e saj të vjetër Hank, luajtur nga aktori Christopher Jacot, rishfaqet pasi ajo do të bëhet shoqëruesja e nderit në martesën e tij me mikeshën e saj më të mirë. Klipi është rishfaqur pas tre vitesh, pasi Harry do të marrë të dashurën e tij Meghan në dasmën e Pippa Middleton në fund të majit.
A mund të jetë ky fustani dasmës i Meghan?
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bullgaria do të mirëpresë “Eurovision 2027”, zbulohet qyteti që është përzgjedhur për festivalin! Ja datat e gjysmëfinaleve dhe finales së madhe
Banorët e fshatit Çizmeli në Shijak në protestë për rrugën
Banorët e fshatit Çizmeli në Shijak në protestë për rrugën (VIDEO)
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit





