Rita Ora përveç faktit se gjithmonë përflitet për sukseset e saj në muzikë, ajo është në “shënjestrën” e mediave për të zbuluar më shumë rreth jetës së saj private.

Daily Mail shkruan së fundmi se Rita po shoqërohet me një djalë 8 vjet më të vogël se ajo. Dhe nuk po flasim këtu për një djalë çfarëdo, por për djalin e çiftit të njohur David dhe Victoria Beckham.

Brooklyn Beckham dhe Rita Ora janë fotografuar nga paparacët teksa darkonin së bashku. Pasi kanë mbaruar darkën ata janë parë të dalin nga restoranti dorë për dore.

Ora dhe Beckham nuk kanë pranuar as mohuar asgjë deri tani, por pritet të shikojmë në ditët në vijim nëse ata janë në një lidhje apo jo.