Që shqiptarët konsumojnë shumë ushqim këtë e dimë të gjithë, por Elis Pupa kësaj here e ka ekzagjeruar me vaktin e mëngjesit.
Aktori i humorit së bashku me bashkëshorten dhe miqtë janë ndalur në një prej lokaleve të Maminasit këtë mëngjes, por edhe pse ora ka qenë vetëm 08.30, ata nuk kanë mundur të largohen pa ngrënë një mëngjes të “lehtë e modern”, siç e quan ai.
Padyshim që Maminasi shquhet për gatimet e shijshme, sidomos të mishit, kështu që një meny e pasur me pilaf, qofte, rosto, tavë balte e kos, ka qenë një mëngjes i shkëlqyer për miqtë e uritur.