Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Durrësit, ku një makinë është kthyer përmbys.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti tip “Toyota” me targa AA 509 HG ka kaluar me të kuqe semaforin në kryqëzimin e Unazës dhe ka qenë me shpejtësi.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur shoferi i “Toyota”-s.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“DurrësLajm” sjell foto nga vendi i aksidentit.