Fetah Mataj, ish-i dënuari që iu vu eksploziv në mesnatë në lokalin e tij në Porto Romano të Durrësit, ashtu siç raportuam edhe më parë, ka dalë nga burg pak kohë më parë.
Fetaj Mataj rezulton se ka përfituar nga dënimi alternativ duke kryer punë vullnetare dhe u lirua disa muaj më parë, i cili ishte në mesin e disa të dënuarve së bashku me Lulzim Berishën që do të kryenin punë vullnetare.
35-vjeçari ka qenë kryetar i PS-së për lagjen 15 në Durrës, si dhe ish-kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në bashkinë e Durrësit. Ai ka pasur probleme të vazhdueshme me drejtësinë, pasi rezulton i dënuar për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar. Po ashtu, në vitin 2009 ai është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.
Emrin e Fetah Matajt, kreu i bashkisë së Durrësit e përmendi vetë pak muaj më parë, gjatë një deklarate për media. Dako tregoi para gazetarëve praktikën e ndjekur nga Bashkia e Durrësit për të burgosurit, që Bashkia u del garant që ata të bëjnë punë vullnetare.





