Për shumë përdorues të telefonave inteligjentë, problemi më i madh është memoria, e cila nuk i lejon që të shkarkojnë apo të ruajnë fotografi e video pa limit.
E për të zgjidhur disi këtë problem, Google vitin e kaluar njoftoi se po punon për një shtojcë në sistemin Android, që do t’u mundësojë përdoruesve që të ruajnë më shumë hapësirë në pajisjen e tyre.
Bëhet fjalë për atë që gjiganti amerikan i teknologjisë e ka quajtur “Instant Apps”, e cila pritet që shumë shpejt t’u ofrohet përdoruesve të Android përmes përditësimit të radhës të sistemit.
Përmes këtij sektori të sistemit mundësohet që kushdo që ka një telefon me një sistem Android të mund të përdorë një aplikacion të çfarëdoshëm pa qenë nevoja që ta instalojë atë duke zënë hapësirë të nevojshme në pajisjen e vet.
Së shpejti me “Instant Apps”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tifozi hyri në fushë për të bërë një foto me Neymarin dhe dëmtoi një lojtar të Santosit
Anglia ofron mbi 3 mijë paund për largim vullnetar, ndërsa 700 familje shqiptare përballen me dëbim
Gjermania miraton planin për të rritur numrin e ushtarëve
Pse në dimër duhet të hani darkë para orës 19:00





