Prej kohësh në Policinë e Shtetit kanë nisur lëvizje të shumta në postet drejtuese. Duke nisur nga Tirana dhe më pas në 12 qarqet e vendit kanë ndodhur ndryshime në rang drejtorësh por edhe zëvendësave dhe shefave të Komisariateve.

Mësohet se Saimir Duro është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë në Durrës. Shefi i Komisariatit Krujë, Erjon Ismaili, tashmë do të jetë shef i stacionit të policisë në Fushë-Arrëz. Në Krujë shkon shef i Komisariatit Edvin Ndreu.

Më herët, u mësua lëvizja e Agim Hoxhës, shefi i komisariatit Shijak që u emërua në komisariatin nr. 4 në Tiranë. Ndërsa në Shijak është emëruar Aliosha Brokaj.

LËVIZJET

Kom.Pol.Durrës K/Komisar Saimir Duro, Specialist në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Kom.Pol.Krujë K/Komisar Edvin Ndreu, Specialist në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, në Drejtorinë per Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Krujë.

Kom.Pol.Shijak K/Komisar Aliosha Brokaj, Shef i Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorine Vendore Policisë Tiranë, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Shijak, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.