Emmanuel Macron e ka mposhtur Marine Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale që janë mbajtur ditën e sotme në Francë.

Sipas rezultateve paraprake, Macron fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 me 65.1% të votave. 

Exit-poll’et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kanë parashikuar fitore bindëse të Emmanuel Macron.

Por ende pa përfunduar numërimi i votave, Marine Le Pen ka përgëzuar për fitoren Presidentin e ardhshëm të Francës, Emmanuel Macron.