Një nga prezantueset që shquhet për bukurinë e saj duket se nuk e ka atë plotësisht nga natyra.
Të paktën kështu thuhet nga një postim në rrjetin social Instagram ku shihet se si Ami ka ndryshuar me kohën.
Është faqja Vipat e Bllokut që ka hedhur dyshime mbi autenticitetin e bukurisë së bashkëshortes së komedianit, Ermal Mamaqi.
Gjykimi i mbetet publikut, teksa Ami vazhdon me angazhimet e saj të mëdha.
Ajo përveç se kryen rolin e prezantueses është edhe sipërmarrëse e suksesshme me biznesin e saj, në përkrahje të atyre që duan të bëjnë një dasmë të mirë.