Shërbimi i mesazhit në Whatsapp ka rënë duke mos punuar në shume vende të botës. Me qindra mijëra persona nuk janë futur dot në aplikacionin më popullor për mesazhe.
Rënia e shërbimit ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe është konstatuar në Europë, SHBA dhe Amerikën e Jugut. Shumë përdorues kanë hasur probleme edhe në Shqipëri.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për këtë problem të shfaqur nga aplikacioni mjaft popullor për mesazhet e shkruara, ndërkohë që një website që analizon trafikun e faqeve dhe funksionimin e rrjeteve sociale, ka njoftuar për problem të aplikacionit dhe ka hapur një forum, ku njerëz nga e gjithë bota raportuan probleme me dërgimin e mesazheve nëpërmjet Whatsapp-it.
Hera e fundit që Whatsapp ka shfaqur një problem të ngjashëm, ka qenë në prag të vitit të ri 2017 dhe atëherë, zëdhënës të apliakcionit thanë se rënia vjen për shkak të një përditësimi madhor të aplikacionit.





