Një oficer policie ka pësuar djegie të rënda dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve në demonstratat e 1 Majit.

Policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës protestuesve të dhunshëm gjatë një marshimi për Ditën e Punës në Paris.

Të rinj të maskuar kanë hedhur koktej molotovi mbi forcat e sigurisë, të cilat u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës.

Gjatë këtij marshimi vjetor për të shënuar të drejtat e punëtorëve, protestuesit bën thirrje kundër kandidates së ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen, e cila do të garojë kundër kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron, në balotazhin e të dielës.

Fotot më poshtë dokumentojnë protestën e dhunshme dhe lëndimet e policëve.