Me atë që bën në fushën e lojës është konsideruar shpeshherë si “Mesia”. Lionel Mesi, i mrekullueshëm me topin dhe i pazëvendësueshëm për atë që ka bërë deri tani në karrierë.

500 gola të shënuar me Barcelonën janë vetëm një copëz e kësaj dëshmie, mirëpo, nëse shpesh thuhet që ai është i rrallë, në Iran një djalosh është sozia identike e argjentinasit. Riza Parstih, i veshur me fanellën e futbollistit argjentinas, ka shumë punë për të bërë rrugëve të Iranit. Kush sheh futboll, kërkon foto me të…