Është arrestuar Gianmarco Fiory, ish-portieri i Pavia Calcio, i cili nga ky sezon është pjesë e kontigjentit të Lumezzane (Brescia). Futbollisti i rritur në ekipin e të rinjve të Juventusit, njëherësh ish-portier i Juve Stabia-s është akuzuar nga ish-e fejuara e tij modele, për përndjekje.

Lajmi është bërë publik nga ‘La Provincia Pavese’, që njofton se në një moment, 26-vjeçari ishte ndaluar në burgun e Poggioreale në Napoli, për t'u transferuar më pas në arrest shtëpie, në pritje të gjykimit të shkurtuar, të fiksuar për datën 16 maj.

Vajza ka denoncuar futbollistin për ndjekje më datë 18 prill, pasi e ka penguar atë që të hipte në makninën e saj, duke i marrë edhe celularin për t’i ndaluar kërkimin e ndihmës. Modelja ka mundur të shpëtojë nga Fiory pasi ka kërkuar ndihmën e disa kalimtarëve. Fillimisht i dënuar me masën e arrestit në shtëpinë e prindërve të tij në Capri, më pas gjykata ka vendosur rikthimin në burg për masa më të rrepta.