Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se me Korenë e Veriut mund të nisë një konflikt i madh. Gjatë një interviste dhënë për Reuters, Trump tha se, ka një mundësi që të përfundojmë në një konflikt shumë të madh me Korenë e Veriut. Absolutisht”.
Gjatë intervistës Trump vlerësoi rolin e Kinës dhe presidentit Xi në përpjekjet për ta zgjidhur në mënyre diplomatike tensionin me vendin komunist. Koreja e Veriut duket se po përgatit një tjetër provë bërthamore dhe presidenti Trump i ka bërë thirrje Phenianit që të mos e bëjë këtë gjë. Kina ndërkohë po përpiqet të ndërmjetësoje duke shfrytëzuar rolin e saj si aleatja e vetme e Korse se Veriut.
“Unë besoj se ai po përpiqet shumë, tha Trump duke iu referuar presidentit kinez Xi Jinping, sigurisht që ai nuk dëshiron të ketë konflikt edhe vdekje. Ai nuk e dëshiron këtë. Ai është njeri i mirë. Ai është shumë njeri i mirë dhe unë duhet ta njoh shumë mirë atë.”
Por Trump është përpjekur të depërtojë edhe në psikologjinë e liderit koreano-verior Kim Jong Un.
“Ai është vetëm 27 vjeç tha Trump, i vdiq babai dhe mori përsipër drejtimin e një regjimi, kështu qe thoni çfarë të doni po kjo nuk është gjë e lehte, sidomos në atë moshë. Shpresoj që ai të tregohet racional, shtoi presidenti Trump.