Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar në rajonin Marche gjatë natës e në orët e para të mëngjesit të sotëm në Italinë Qendrore.
Sipas Institutit të Sizmologjisë, në orën 23.16 minuta e në 23 e 19 minuta të mbrëmjes së shkuar janë regjistruar dy lëkundje tërmeti të shkallës 4.0 e 4.1 me epiqëndër komunën Visso në provincën e Maceratës, raportojnë mediet italiane.
Ndërsa në orën 3:42 minuta të mëngjesit të sotëm me epiqendër Aquilla është regjistruar një lëkundje tjetër tërmeti e shkallës 3.4 Richter.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë Italinë Qëndrore e grupet e mbrojtes civile po verifikojnë në territor nëse ka dëme materiale.