FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit 78.000 £ për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë muajin e kaluar në ndeshjen për kualifikueset e botërorit kundër Italisë në stadiumin e Palermos.
Italianët e fituan lojën 2-0, por u ndalua për 8 minuta, pasi tifozët shqiptarë hodhën fishekzjarre dhe flakadanë në fushë.
Tifozët italianë kryen të njëjtin veprim dhe u gjobitën me 12.000 £.
Shqipëria është gjobitur nga FIFA për incidentet të ngjashme tifozeri në 5 ndeshjet për kualifikimin në kupën botërore të futbollit.
Organi qeverisës i futbollit botëror gjobiti gjithashtu 7 kombëtare të tjera për probleme të ngjashme gjatë raundit të fundit të kualifikuesve të Kupës së Botës.
Irani u gjobit me vlerën e dytë më të madhe prej 39.000 £ për piroteknikë dhe mbingarkesë të fushës gjatë ndeshjes kundër Kinës, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Polonia morën gjoba më të vogla.
Brazili, Argjentina dhe Meksika u gjobitën me respektivisht 27.000, 16.000 dhe 8.000 £ për një sërë veprash, duke përfshirë këtu edhe këngët homofobike.