Mediat në Serbi kanë reaguar menjëherë ndaj lirimit të Ramush Haradinaj. Në fakt, gjatë gjithë kohës që ish-kryeministri i Kosovës ka qëndruar në Francë, ato kanë raportuar për këtë rast. Por sot pasi u dha lajmi për lirimin e kreut të AAK-së-, titujt e mediave serbe janë të tmerrshme.
Media radikale serbe “Informer” në ballinën e saj e ka shkruar “E padrejtë: Lirohet krimineli Ramush Haradinaj”.