Ka ardhur vendimi i shumëpritur nga Gjykata e Colmarit në Francë, e cila ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke refuzuar ekstradimin e tij në Serbi.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.