Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj, ka përcaktuar se ku do e mbajë takimin e parë të tij me anëtarët e demokratëve.

Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli e nisën të dy fushatën nga qyteti i Beratit ndërsa Shehaj ka zgjedhur Shkodrën, qytet të cilin e konsideron si “simbol të demokracisë shqiptare”.

Ai ka njofuar se do të mbajë takim në orën 17:00 ditën e sotme tek shkolla “28 Nëntori”.