Kryetari i Partisë Lulzim Basha dhe 12 deputetë të PD-së janë proceduar penalisht pas protestës së një dite më parë, kur u bllokuan rrugët për një orë. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit.

“Në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P. Nr. Unik”, sqaron policia e Tiranës. 

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për: 

1-Lulzim Basha
2-Arben Ristani
3-Oerd Bylykbashi
4-Gerti Bogdani
5-Flamur Noka
6-Eduart Halimi
7-Gent Strazimiri
8-Asllan Dogjani
9-Igli Cara
10-Kastriot Islami
11-Genc Pollo 
12-Keltis Kruja
13-Edi Paloka

Po ashtu materialet i kaluan prokurorisë edhe për disa protestues të tjerë.