Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi brigjet perëndimore të Kilit, duke tundur kryeqytetin Santiago dhe duke shkaktuar alarm përgjatë Bregut të Paqësorit, rreth 35 kilometra nga Valparaiso.

Fatmirësisht nga ky tërmet nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kili, i cili ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit e Paqësorit, ka një histori të gjatë të tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë një të tillë me magnitudë 8.8 në vitin 2010 në bregun jug-qendror, i cili gjithashtu shkaktoi një tsunami që shkatërroi qytetet bregdetare. Më shumë se 500 vetë humbën jetën.