Pasi janë mbyllur 16 pika votimi , të hapura më 20 prill, për referendumin mbi AlItalia në të cilin punonjësit e kompanisë janë shprehur mbi marrëveshjen mes Alitalia dhe sindikatës, duket se rezultati është një Jo e punonjësve.

Në Milano, ku ndodhen kryesisht pilotët dhe asistentët e fluturimeve rezultati është 90% jo. Në Linata, nga votat e numëruara 698 janë për jo dhe në favor 153. Në Malpensa për jo ishin i 278, dhe për po 39.  Priten rezultatet për Fiumicino e Magliana dhe rezultati përfundimtar del në mbrëmje.

Me fitoren e jo e ardhmja e kompanisë mbetet e pasigurt. Bordi i Drejtorëve mund të mbahet tashmë në 25 të martën për të filluar procedurën e veçantë të administratës. “Il Sole 24 ore” shkruan që ka një rrezik shumë konkret, që sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik Carlo Calenda, të shkohet drejt likuidimit të shoqërisë.

Disa orë para përfundimit të referendumit, Ministri i Infrastrukturës Graziano Delrio kishte ndërhyrë për t’i dhënë fund spekulimeve për një ndërhyrje të mundshme të shtetit për të shpëtuar kompaninë (“nuk ka një tjetër zgjidhje, as mundësinë e shtetëzimit, ne duhet të ndjekin me guxim rrugën e filluar”) në rast se do të votohet kundër marrëveshjes. /Monitor/