Ditën e sotme janë betuar në parlament dy deputetet e reja, Gentiana Cakrani dhe Jetmira Raboshta.

Gentiana Cakrani ka zëvendësuar Bashkim Finon në qarkun e Fierit, i cili u nda nga jeta si pasojë e Covid-19, ndërsa Jetmira Raboshta zëvendëson Tom Doshin, që dha dorëheqjen nga mandati aktual i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 2017 në qarkun e Shkodrës.

Mandati i dy deputeteve të reja do të jetë i vlefshëm deri në shtator kur formohet edhe parlamenti i ri.