Kërcënimet e perceptuara nga Rusia kanë bërë që shpenzimet ushtarake të rriten në mënyrë të ndjeshme në vendet e Europës qëndrore për vitin 2016.

Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar për Paqen në Stokholm, publikoi të hënën shifrat sipas të cilave, shpenzimet e përgjithshme në Evropën Qendrore u rritën me 2.4 për qind në vitin 2016.

‘Rritja e shpenzimeve nga shumë vende në Evropen Qendrore mund t’i atribuohet pjesërisht perceptimit të Rusisë që përben një kërcenim më të madh‘, tha një nga hulumtuesit e programit  SIPRI AMEX .

Këto të dhëna shkojnë kundër faktit që shpenzimet e Rusisë në vitin 2016 ishin vetëm 27 % të totalit të përgjithshëm të anëtareve të NATO-s

Për hartuesit e raportit, rritja me 2.6% në Europë e shpenzimeve ushtarake konsiderohet një shumë e madhe në raport me popullsinë e kontinentit.

Vetë Rusia ka rritur shpenzimet ushtarake për 5.9 %përgjatë vitit të kaluar, përkatësisht në rreth 69 miliardë dollarë, duke u renditur e treta në botë pas SHBA-ve dhe Kinës për shpenzime ushtarake. 

Për Shtetet e Bashkuara shpenzimet ushtarake u rritën me 1.7%, e përkthyer në para do të thotë  611 miliardë dollarë. Edhe Kina shënoi rritje me 5.4%.