Protesta e Partisë Demokratike ka paralizuar trafikun në pikat kyçe në të gjithë vendin.
Por duket se protesta ka sjellë edhe problemet e para për lëvizjen e qytetarëve, kjo pasi një grua shtatzënë ka mbetur në trafik në zonën e sheshit “Shqiponja”.
Pamjet e publikuara nga “Panorama”, tregojnë gruan shtatzënë brenda makinës, e cila është bllokuar në trafik, ndërsa nxitonte për të shkuar në spital.





