Nëse keni pritur me padurim daljen në treg të “Samsung Galaxy S8” dhe “Galaxy S8+”, atëherë pritja juaj shumë shpejt do të marrë fund. 

Gjiganti koreanojugor i teknologjisë, ka nisur shitjet e pajisjes së re në katër shtete: SHBA, Kanada, Puerto Riko dhe në Korenë e Jugut, raporton “TechCrunch”.

Kompania tha në një komunikatë për shtyp se shitjet do të nisin edhe në shtetet e tjera në javët e ardhshme.

“Samsung Galaxy S8”, me madhësi 5.8-inch kushton 725 dollarë, ndërsa “Galaxy S8+” me madhësi 6.2-inch kushton 825 dollarë.

“Samsung” ka njoftuar se vetëm në Korenë e Jugut tashmë janë porositur një milion pajisje. 

Ekspertët parashikojnë se “Samsung” do të shesë rreth 45 milionë telefona në të gjithë botën. Samsung shiti 48 milionë “Galaxy S7” në të gjithë botën.