Që pas pjesëmarrjes së saj në Eurovizion këngëtaren Elhaida Dani e kemi parë gjithnjë e më rrallë në vendin tonë, por gjithashtu edhe në rrjete sociale.

Ka qenë rikthimi i saj në një musical, që e risolli sërish Elhaidën në vëmendje për publikun shqiptar.

Megjithatë këtë herë ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto në të cilën shfaqet mjaft në formë. 

Por ndërkohë ajo që na bën më shumë përshtypje është dedikimi që Elhaida ka bërë krahas fotos.

“Gjej kohën ti buzëqeshësh atij që të bën të buzëqeshësh,”– ka shkruar ajo.

Një dashuri e re të ketë ardhur në jetën e saj?