Prej disa ditësh këngëtarja Elvana Gjata publikon në rrjete sociale foto nga seti më i fundit fotografik, duke treguar në këtë mënyrë se së shpejti do të vijë me një produksion të ri muzikor.

Por në fakt duket se Elvana nuk do të ndalet vetëm tek një këngë, por tek një album i tërë. “Sekretin” ja ka zbuluar grimierja e njohur me të cilën ka bashkëpunuar, Kathy Jeung. Gjithashtu ajo është shprehur se ka qenë një kënaqësi të punosh me një këngëtare të ëmbël dhe super të talentuar si Elvana. Ende nuk dihet se kur do të publikohet albumi i parë në gjuhën angleze i Gjatës.