Vetëm pak javë më parë modelja e njohur Irina Shayk solli në jetën fëmijën e saj të parë, vajzën që e pagëzoi me emrin Lea.

Sot 31-vjeçarja ka publikuar në Instagram një foto aktuale, ku shfaqet me rroba banje.

“Para perëndimit, situatë aktuale”- shkruan ajo duke i “çmendur” fansat me format e saj trupore mbi një dyshek uji në formën e buzëve. Nëse ajo nuk do e kishte saktësuar, askush nuk kishte për ta besuar se bëhet fjalë për një foto të shkrepur tani.