E ftuar në emisionin e Dasara Karaiskajt, Roza Lati ka folur për disa aspekte të jetës private dhe asaj profesionale e gjithashtu edhe për ndërhyrjet kirurgjikale.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në fakt ishte deklarata që Roza bëri për Aurela Hoxhën.

Në një moment Dasara përmendi Aurelën duke thënë se ajo i kishte refuzuar ftesën për të qënë në emisionin e saj pasi sipas modeles ajo nuk kishte një figurë të përshtatshme për targetin e emisionit.

“Aurela do ketë patur frikë të vijë sepse nuk është reale. Reale nga personaliteti, se nga pamja e dimë që nuk është”, përfundoi moderatorja Roza Lati.

Më tej teksa pranoi që kishte një të dashur, Roza u pyet nëse ai i bënte dhurata materiale apo e çonte në Maldive apo destinacione të ngjashme. “T’më çojë në Maldive i dashuri? Pse Aurela jam unë? Nejse i lumtë asaj, me të vetën është mirë Aurela”, u përgjigj Roza.

“Po pse, bjonde ti, bjonde dhe Aurela?”, ka vazhduar gazetarja Dasara.

“Vende vende xhaxha!” ka përfunduar Roza.