Një turiste çeke është aksidentuar në kanionet e Skraparit. Mësohet se ajo ishte pjesë e një grupi turistësh të cilët po udhëtonin vetëm, pa guidë turistike.

Gruaja ka disa fraktura dhe pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistja ka qenë duke shkrepur foto në vendin e quajtur “Vrima e nuses” kur është rrëzuar. Nuk është hera e parë që turistët e huaj pësojnë aksidente në këto kanione, ku më së shumti shkojnë vetëm, pa guida vendase që njohin territorin.