Vrapimi mund të jetë ushtrimi fizik i cili ka më shumë efekt për të rritur jetëgjatësinë. Ky përfundim ka ardhur sipas disa studimeve të bëra rreth ushtrimeve dhe vdekjes së parakohshme.
Sipas studimit të publikuar së fundmi “Progresi i sëmundjeve karidovaskulare”, një person i cili vrapon, në krahasim me një person i cili nuk vrapon, ka mundësi që të jetojë edhe 3 vite të tjera. Pavarësisht nëse ato janë duhanpirës, mbipeshë apo vrapojnë ngadalë.
Ky studim është vazhdim i një studimi të bërë tri vite më parë nga një grup shkencëtarësh në “Cooper Institute” në Dallas. Shkencëtarët kanë marrë në shyqyrtim të dhënat nga testet mjekësore dhe të palestrës.
Nga ky studim u arrit në përfundimin se te një person i cili vrapon, rreziku i vdekjes së parakohshme ulet me 40%.
“Për çdo orë që një njeri vrapon, ka 7 orë jetë shtesë, duke theksuar se vrapimi nuk të bën të pavdekshëm”, tha Duck-chul Lee, profesori i cili drejtoi studimin.
Njerëzit të cilët janë marrë në studim janë kryesisht njerëz të klasës së mesme.