Është vetëm 16-vjeç, por vjedhja e bizneseve private duket se është kthyer në zakon për të.

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë adoleshentin L.D., 16 vjeç, i cili një ditë më parë ka vjedhur një aparat telefoni të markës “Samsung  J-7”, në marketin e shtetases R.A., në lagjen nr.13

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se po 16-vjeçari ka qenë autori i vjedhjes së një sasie parash në lokalin e shtetasit A.B, po në zonën e plazhit të Durrësit, disa ditë më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.