Një 31-vjeçar nga Kavaja është arrestuar në flagrancë nga policia rrugore e Durrësit pasi më datë 17 prill, në lagjen Nr.13,  Durrës, ora 02:30 është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip Benz pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Burime policore bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Halil Mustafaj.

Materialet ndaj 31-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,parashikuar në nenin  291 të Kodit Penal.