Çifti i njohur i Top Show Magazinë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Alban Dudushi dhe Bieta Sulo shumë shpejt do të sjellin në jetë djalin e tyre, ndërsa kujtojmë se Albani ka edhe një vajzë 13 vjeçe nga martesa e parë.
Në një intervistë për revistën “Who” Bieta ka treguar edhe për momentin kur i dha prezantuesit lajmin e bukur.
Edhe pse ai kishte thënë më humor se lajmin e ka marrë vesh nga portalet, historia nuk është e tillë.
“Albani me makinën e tij, unë në timen, rrugës nga “Top Channel” për në Bllok. I jap sinjal me dritat e gjata dhe hapim krahun, pa mundur dot të prisja deri sa të mbërrinim në destinacionin për tek i cili ishim nisur. Ndërkohë që mendja dhe zemra prej mëngjesit ishin pushtuar. Pavarësisht se kisha marrë vendimin të sigurohesha fillimisht me një analizë gjaku, parkoj makinën time dhe hipi në të tijën. “Çfarë ka mi”, më tha i hutuar për atë ndalim të papritur. “Dëgjo” i thashë “më duhet të të jap këtë” dhe i zgjas një kuti stërgjatëshe. Duke e hapur nuk po kuptonte asgjë. “Termometër?”, më tha. “Shikoji dy vizat”, i thashë. Dhe aty u bë i qartë dhe për të lajmi që unë kisha marrë që në mëngjes.”-është shprehur ajo.