Një 43-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve. Mediat italiane bëjnë me dije se shtetasi me inicialet P.G, ka kërcënuar me një hanxhar rreth 50 centimetra bashkëshorten e tij C.R. 41 vjeçe.

Policia mori një njoftim se në rrugën Untoria në Savona ka një konflikt, ndërsa një person është i armatosur me thikë.

Karabinierët konstatuan se pas një debati mes ciftit, shqiptari kishte dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij me një hanxhar, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gruaja u dërgua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mori raport mjekësor për 25 ditë.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten e tij. 43- vjetari u dërgua në burgun Genova Marassi në pritje për të dalë para trupit gjykues.