Një 34-vjeçar nga Shijaku ka përfunduar në pranga, pasi ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur makinën dhe si pasojë ka shkaktuar një aksident rrugor.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi me iniciale H. Gj. banues në Shijak, më datë 17.04.2017,  në lagjen “Shelore” Shijak, duke drejtuar mjetin tip Alfa  pa targa, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një motorkarro.

Për pasojë është lënduar vetë, por nuk i ka shpëtuar policisë, pasi gjatë testit të alkoolit rezultoi se ai ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenin  291 të Kodit Penal.