Një vogëlushe 15 muajshe është shoqëruar mëngjesin e sotëm pa shenja jete në urgjencën e spitalit të Durrësit. Policia në njoftimin e saj theksoi se arsyet e vdekjes së vajzës janë të paqarta.

Ndërkohë “DurrësLajm” ka mësuar se para 3 ditësh prindërit e kanë çuar vogëlushen në urgjencën pediatrike, ku është diagnostifikuar me virozë të stinës dhe ka marrë mjekim për këtë arsye. 

Grupi i hetimit ka sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës për të hetuar shkaqet e kësaj vdekje të papritur.