Një fëmijë 15 muajshe ka gjetur vdekjen për arsye ende të paqarta. Policia bën me dije se më datë 18.04.2017, ora 02:30 ,në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ka shkuar pa shenja jete (shoqëruar nga prindërit) fëmija e seksit femër,  me iniciale N.A., banuese në Fllakë, Durrës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.