Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar ditën e sotme në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS lidhur me rezultatet zgjedhore në qarkun e Beratit.

Në padi LSI ankimon vendimin e KAS për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit, mbështetur kjo edhe në rinumërimin e 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

LSI që pas përfundimit të numërimit të votave vijon të theksojë se zgjedhjet në qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.