Akademiku Artan Fuga, duke marrë shkas nga arrestimet e sotme të efektivëve të policisë kufitare dhe doganierëve për kalimin e sasive të mëdha të drogës nga porti i Durrësit, përmes një postimi në Facebook shtron pyetjet: “A mendoni se sa tonelata me anëtarë komisionesh zgjedhore mund të blihen kështu?! Sa gjyhnaqarë blihen kështu për t'a hedhur votën e tyre në kutinë që u thuhet apo edhe në WC?!”
Postimi i plotë i Artan Fugës
Test me policë.
10 policë të ndaluar për bashkëpunim me trafikun e lëndëve narkotike që kalojnë në Durrës! Kështu thotë ekrani i televizionit tim që sapo nxorra nga frigoriferi ku e kam futur prej muajsh!
Nuk u besoj as veshëve edhe as syve!
A e mendoni pak se çfarë do të thotë ky lajm?! A mendoni se sa tonelata me anëtarë komisionesh zgjedhore mund të blihen kështu?! Sa gjyhnaqarë blihen kështu për t'a hedhur votën e tyre në kutinë që u thuhet apo edhe në ËC?!
Ore, mos jam në ëndërr unë! Ore, mos prodhon lajme kot më kot sipas qefit ky televizori im rrakazhdraq i saponxjerrë nga akulli?! Ore, e ka dhënë këtë lajm edhe televizori juaj apo ja fus kot unë?!
Çfarë trishtimiiiiiii !