Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar mesditën e sotme në Greqi. Siç bën të ditur policia greke, janë arrestuar 3 shqiptarë, gjatë një aksioni në zonën e Follorinës.
Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë të moshave 21, 38 dhe 48 vjeç. Ata janë kapur me 25 kilogramë kanabis, 3.5 kilogramë heroinë dhe 130 gram kokainë.
Pas arrestimit, 3 shqiptarët janë dërguar në Policinë e Athinës.





