Një 29-vjeçar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit, në pikën e kontrollit të dokumenteve.
I riu nga Kosova, B.R., teksa është paraqitur pranë sportelit të Policisë Kufitare në portin e Durrësit për kontrollin e dokumenteve, ka tërhequr vëmendjen e punonjësit të shërbimit.
Efektivi i Policisë Kufitare ka dyshuar për një vizë gjermane që ndodhej në pasaportën e shtetasit nga Kosova dhe pas verifikimeve më të hollësishme është konstatuar se viza rezultonte e falsifikuar.
29-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”





