Princi Harry ka folur për herë të parë për mënyrën se si e përballoi vdekjen e të ëmës, princeshës Diana, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

Në një intervistë për “Daily Telegraph”, princi Harry tha se, për një kohë të gjatë kishte refuzuar të mendonte për atë ngjarje, por më pas përjetoi kaos total dhe rrezikun e kalimit në kriza të vërteta.

Humbja e mamasë në moshën 12 vjeç dhe pastaj mbytja e atyre emocioneve për 20 vitet e fundit ka pasur një efekt shumë serioz jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punën time është shprehur ai.

“Disa herë kam qenë në kufijtë e krizës, por gjithnjë mendoja që mendimet për mamanë nuk e do e kthenin atë dhe vetëm do të me mërzisnin, kështu që vendosa të mos mendoja fare për të”.

Më pas ai tregon se si disa biseda i kishin risjellë gjithë dhimbjen dhe se boksi e kishte ndihmuar për të nxjerrë agresivitetin.

Princi Harry thotë se disa herë ka pasur biseda me psikologë dhe i inkurajon të gjithë ta bëjnë këtë gjë.